Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Manush Alimani, Shkodër, ndërsa viktimë ka mbetur Brahim Kurti, 80 vjeç.
Nga informacionet paraprake dhe deklarimet e familjarëve dyshohet se viktima është vet hedhur nga pallati.
Dyshohet se i moshuari ka ndërmarrë këtë akt fatal për jetën pasi vuante nga sëmundje mendore. Kurti ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra duke mos i dhënë mundësi familjarëve për ta dërguar për ndihmë në spital.
Policia e Shkodrës ka nisur hetimet. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Arbresh.info/