Familja e një refugjatës 6- vjeçare nga Afganistini, e cila u godit nga një tren i lëvizshëm gjatë deportimit me forcë, ka theksuar se autoritetet serbe i kanë lënë ata që të presin katër ditë për të konfirmuar vdekjen e vogëlushës, ndërsa atyre u janë dhënë vetëm katër shishe ujë për të kryer ritet fetare myslimane.
Vajza është goditur me 21 nëntor në Serbi nga një tren mallrash pranë qytetit kufitar Sid, pasi policia kroate i kishte detyruar ata që të ktheheshin në Serbi, shkruan Al Jazeera, transmeton portali arbresh.info
Nëna e Medinës, e cila po udhëtonte edhe me fëmijët e saj të tjerë, ka kërkuar nga autoritetet lokale në Kroaci që të lejonin largimin e tyre në mëngjës, pasi ata kishin ecur për orë të tëra nga Serbia. Megjithatë, Kroacia e ka refuzuar kërkesën.
Policia kroate i çoi ata në Serbi nga qyteti Tovarnik dhe e tërë familja eci në këmbë përgjatë linjës së trenit në Sid. Aty u vra edhe Madina.
Trupin e saj e gjeti vëllau 15-vjeçar.
Ministria e Brendshme e Kroacisë e ka konfrimuar vdekjen, duke theksuar se “ndjen keqardhje” dhe duke mohuar se përgjegjës për vdekjen e saj janë policia kufitare. Qeveria ka thënë se familja u kthye në Serbi vullnetarisht.
Sipas Mjekëve pa Kufij, në kufirin Kroaci-Serbi në vitin 2017 kanë vdekur shtatë persona, duke përfshirë tre fëmijë.
Autoriteteve serbe iu deshën katër ditë për të njoftuar familjen për vdekjen e Medinës dhe nuk kanë lejuar që varrimi i saj të bëhej në Beograd.
Familja thekson se atyre u janë dhënë katër shishe ujë për të kryer ritet fetare myslimane, të cilat përfshijnë larjen e trupit.
Ata janë kërcënuar me dënim, nëse do të refuzonin të varrosnin vajzën në një varrezë të krishterë.
Autoritetet serbe nuk kanë pranuar të japin asnjë detaj në lidhje me rastin.
Sipas OKB-së, aktualisht në Serbi ndodhen 7 mijë refugjatë, gjysma e tyre fëmijë./arbresh.info/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...