Prokuroria republikane publike po heton rastin me vdekjen e gruas nga fshati Tatesh i Strugës nga Covid-19 e cila nuk ishte pranuar në spitalin e Ohrit. Nga SPB- Ohër është lëshuar urdhër për marrjen e gjithë dokumentacionit nga spitali që duhet të ndihmojë në vërtetimin nëse ka bazë dikush të mbajë përgjegjësi penale për këtë.
Prokuroria themelore publike:
“Ende po veprohet ndaj urdhrit. Pas grumbullimit të dokumentacionit të domosdoshëm do të merret vendim për veprim të mëtutjeshëm”.
Ndërkohë, drejtoresha e shkarkuar e spitalit të Ohrit, Sllavica Maleska dhe reparti infektiv akuzojnë njëri tjetrin për këtë rast. Ajo thotë se me kohë i ka informuar të gjithë se patjetër t’u ofrohet mbrojtje të gjithë pacientëve të dyshuar.
“Reparti infektiv si repart që kujdeset për pacientë me patologji infektuese mori protokoll për veprim me personat e sëmurë nga virusi korona”-pohoi Sllavica Maleska, drejtoresha e shkarkuar e spitalit të Ohrit.
Por, nga reparti infektiv demantojnë se nuk kanë vepruar siç duhet. Pohojnë se të ndjerës i është marr mostër më 26 mars, por pasi i është përkeqësuar gjendja dhe sërish është sjellë në spital, ajo nuk ka pasur udhëzim nga mjeku amë.
Reparti infektiv në spitalin e Ohrit:
“Reparti ka vetëm një hyrje edhe për personelin edhe për pacientët, kështu parashtrohet pyetja, cili do ishte rreziku ndaj pacientëve tjerë që nuk janë të sëmurë nga Covid-19 dhe cili do ishte rreziku ndaj të punësuarve, dhe më e rëndësishmja, kush do ishte përgjegjës nëse virusi përhapej tek të sëmurët tjerë dhe punonjësit”.
Por, nga familja e të ndjerës pohojnë të kundërtën dhe për Alsat tregojnë ajo ka pasur udhëzim me prioritet. Ende nuk kanë vendosur nëse do ngritin padi penale kundër spitalit të Ohrit./alsat
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës