Nga dita e hënë fillon vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve të moshës nga 12 deri 17 vjet, ndërsa deri tani janë paraqitur gjithsej 1.798 persona. Vaksinimi për ata do të jetë në pikat vaksinale në qytetet ku janë paraqitur. Pjesa më e madhe e të rinjve janë paraqitur në Shkup edhe atë në pikat vaksinale në “Bukuresh” – 402, “Jane Sandanski” 287 dhe 110 në “Bit Pazar”.
Ndërkaq qytetarët pa termin të caktuar=vaksinohen në pikat vaksinale pa termin të caktuar, ndërsa gjatë ditës vaksinimi do të zbatohet edhe në teren në vende të caktuara.
Momentalisht ka 236 raste aktive me coronavirus, ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 18 raste të reja dhe nëntë pacientë të shëruar. Prej rasteve të reja tetë janë në Shkup, katër në Shkup, nga dy në Gostvar dhe Tetovë dhe nga 1 në Dibër dhe Radovish.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 155.882, ndërsa prej tyre 150.159 janë shëruar dhe 5.487 kanë humbur jetën
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...