Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

09:37 | 21 Korrik 2020
Arbresh.info

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i lartë.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 96 raste të reja nga 724 testime, ndërsa numri i rasteve aktive vazhdon të jetë edhe më tej i lartë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 9249, prej të cilëve 4871 janë shëruar, ndërsa 432 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 3946, përcjell telegrafi maqedoni.

Prej numrit të përgjithshëm në Shkup ka 1880 raste aktive, në Shtip-300, Tetovë 299, Kumanovë-226, Gostivar-196, Strugë-188, Shën Nikollë-185, Ohër-129, Dibër-111.

Deri tani në vend janë bërë 86.543 testime për COVID-19.

Në Klinikën Infektive janë pranuar pesë pacientë, gjithsej 91 pacientë janë të shtruar në spital, nga të cilët 43 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit dhe nuk ka pacientë në aparatin e frymëmarrjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme