Vazhdon në mesditë mbledhja për zgjedhjen e qeverisë, votimi deri në mesnatë

09:41 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet të vazhdojë me mbledhjen për zgjedhjen e qeverisë së re dhe programin qeveritar të propozuar nga mandatari Zoran Zaev, ndërsa më së voni deri në mesnatë duhet edhe ta votojë atë ku mazhorancës së re i duhen me së paku 61 vota “pro”.

Debati filloi dje, ku mandatari Zoran Zaev arsyetoi propozim-programin qeveritar.

Dje, në ditën e parë deputetët e partive përbërëse të pushtetit zunë ulëset e rezervuara për pozitën, afër anëtarëve të ardhshëm të ekzekutivit të ri, ndërsa deputetët e opozitës, VMRO-DPMNE-së dhe BESËS, kundërshtuan përbërjen e kabinetit të ardhshëm qeveritar duke i konsideruar persona të dëshmuar, pa kapacitet reformues, të përfshirë në afera korruptive dhe në hetime.

BDI-ja kritikoi VMRO-DPMNE-në për shumë vendime të saj në dëm të qytetarëve kurse për VMRO-DPMNE-në ishin të paqarta kritikat e partnerit të deritanishëm me të cilin kanë ndarë pushtetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme