Moti nesër do të jetë kryesisht me vranësira para dite, ndërsa pasdite në më shumë vende do të moti do të jetë me reshje të shiut dhe stuhi.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë nga 15 gradë celcius deri 21 gradë, ndërsa temperatura maksimale ditore e ajrit do të jetë në intervalin prej 25 deri në 33 gradë celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 29 gradë.
Gjatë fundjavës moti në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell dhe më ngrohtë, por në zonat malore veriore dhe perëndimore nuk përjashtohet paraqitje e izoluar të shiut të shkurtër dhe bubullimave. Në fillim të javës së ardhshme moti sërish do të jetë me vranësira, në disa vende moti do të jetë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima./telegrafi
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...