Google ADS

Vazhdon moti i ligë me shi dhe me dhe stuhi në Maqedoni

20:51 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Moti paradite do të jetë kryesisht me vranësira, kurse pasdite do të ketë kushte për shi dhe vetëtima. Do të fryejë erë e lehtë veriperëndimore.

Temperatura minimale do të jetë 12°C kurse ajo maksimale deri në 32°C.

Në Shkup do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të shiut të kohëpaskohshme. Temperatura do të jetë prej 17°C deri në 29°C.

Vazhdon periudha e vranësirave dhe motit të ligë, në më shumë vende me reshje të shiut dhe me vetëtima. Temperatura ditore do të jetë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Pritet që moti të stabilizohet ditën e shtunë./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme