Vazhdon gjykimi për rastin “Reket”

08:46 | 6 Mars 2020
Arbresh.info

Dëshmitarët e fundit të propozuar nga Bojan Jovanovski – Boki 13, i akuzuar i parë në rastin “Reket”, duhet të dëgjohen në seancën e sotme për këtë lëndë gjyqësore.

Në seancën e fundit dëshmuan stilisti, Sergej Varoshlija, pronarja e optikës, Maria Jankovska dhe pronari i galerisë, Aleks Kërtov. Duhej të dëgjoheshin edhe Vlladimir Todoroviq, Dejan Pandeleski dhe Jovçe Remenski, por u tërhoqën nga mbrojtja, ndërsa dëshmitarja Lidia Janevska parashtroi dokumentacion mjekësor se është nën stres dhe nuk mund të dëshmojë.

Këtë rast, ku e akuzuar është edhe ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e udhëheqë gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska, përderisa aktakuzën e përfaqëson prokurorja Villma Ruskoska./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme