Google ADS

Vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Trajektorja”

08:45 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastin e PSP-së “Trajektorja”, i cili ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve Milladinovsci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski dhe Ljupço Georgievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme pritet të publikohen SMS-të e të akuzuarit Vlladimir Peshevski, të cilat i ka shkëmbyer gjatë kryerjes së veprës për të cilën dyshohet.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë marrë disa veprime me të cilat në përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e rrugëve Milladinvci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, i kanë tejkaluar kompetencat. Në këtë mënyrë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej 155 milionë eurove.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme