Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill vitin e kaluar.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe nxjerrjen e dëshmive të propozuara nga mbrojtja.
Në seancën e kaluar, deputetët e akuzuar Ljuben Arnaudov, Sasho Vasillevski, Krsto Mukoski, Ljupo Dimovski dhe Johan Tarçullovska u tërhoqën nga dhënie e dëshmisë para gjykatës, përcjell telegrafi maqedoni.
Procesi gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Dobrilla Kacarska, ndërsa Vullma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska përfaqësojnë Prokurorinë Publike.
Ndryshe, të akuzuar për ngjarjet në Kuvend janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.
Mesin e të akuzuarve ka edhe deputetë, të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, artistë maqedonas dhe të tjerë.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...