Me debat për propozimin për shkarkimin e ministrit pa resor, të obliguar për diasporë Xhemail Çupi, sot vazhdon seanca e 104-të e Kuvendit, kushtuar rikonstruimit të Qeverisë.
Sipas paralajmërimeve të fundit, për fjalë lidhur me propozimin për shkarkimin e Çupit janë paraqitur gjithsej 39 deputetë.
Paraprakisht, në kuadër të kësaj pike të parë të seancës, përfundoi debati për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti.
Në rend të ditës së seancës së 104 janë edhe emërimet e ministrave të rinj, Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informative, Krenar Loga për ministër të Drejtësisë dhe Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor.
Në kuadër të të kësaj seance duhet të shkarkohen edhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshyqur Abedini dhe Lulzim Aliu.
Për zëvendës ministrat të rinj në Qeveri propozohen Tiron Jajaga i Mbrojtjes, Viktorija Avranmovska – Madiq e Drejtësisë, Maja Manovleva e Shëndetësisë, Vjollca Berisha e Bujqësisë dhe Agim Nuhiu i Arsimit dhe Shkencës.
Seanca e 104-të filloi më 13 shkurt, ndërsa Kuvendi paraprakisht i ka konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...