Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin për vitin 2022.
Sipas VMRO-DPMNE-së opozitare, projektbuxheti është joreal dhe i pazhvilluar me kosto shumë joproduktive. Ata besojnë se në tremujorin e parë do të ketë një rishikim dhe paralajmërojnë ndërhyrje në tekstin me mbi 200 amendamente, ndër të cilat pesë kundër krizës energjetike.
Ndërkohë LSDM-ja apeloi për konstruktivitet dhe kërkoi që buxheti të miratohet me debat të argumentuar dhe pa pengesa. Ata thanë se Buxheti është krijuar në bazë të zhvillimeve të pritura ekonomike dhe ka një komponent zhvillimor. Siguron, theksuan ata, pagesë të rregullt të pagave dhe pensioneve, ndjek rregullin e financave publike dhe redukton ndjeshëm shpenzimet joproduktive.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...