Në Kuvendin e Maqedonisë edhe sot do të vazhdojë seanca në të cilën deputetët do të diskutojnë për propozimin e qeverisë për ndryshime kushtetuese, me të cilët duhet të zbatohet marrëveshja për emrin me Greqinë.
Deputetët e shumicës parlamentare dhe të opozitës edhe dje konfirmuan qëndrimet e tyre “pro” dhe “kundër” ndryshimeve kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për deputetët e OBRM-PDUKM-së marrëveshja e Prespës është e dëmshme dhe e vdekur politikisht, ndërsa gjatë nënshkrimit të saj, sipas tyre ka pasur mosrespektim të presidentit dhe rregullave ligjore.
Ndërsa për deputetët e pozitës marrëveshja me Greqinë është mundësi historike për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Ata thonë se me votimin e ndryshimeve kushtetuese, vendi do të ketë perspektivë ekonomike, siguri më të madhe dhe të ardhme më të mirë.
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...