Google ADS

Vazhdon debati për gjyqtarët kushtetues në Maqedoni, opozita kritikon kandidatët e propozuar nga shumica parlamentare

23:43 | 1 Shtator 2022
L G

Tatjana Vasiq Bozaxhieva është kandidatja për gjyqtare kushtetuese për të cilën ka debatuar sot Komisioni për zgjedhje dhe emërime. Ajo është propozuar nga shumica parlamentare, ndërsa sipas OBRM-PDUKM-së është kandidate e propozuar drejtpërdrejt nga ish-kryeministri Zoran Zaev.

Sipas deputetit Petar Risteski nga OBRM-PDUKM, qeveria ka nevojë për gjykatës të bindur dhe mendon se pikërisht për këtë arsye besimi në sistemin e gjyqësisë është vetëm 8%.

Deputeti nga radhët e shumicës parlamentare, Pançe Minov, tha se kolegët e tij nga opozita flasin me gojën plot për mosfunksionimin e institucioneve dhe sistemit gjyqësor në vend, ndëesa ata vetë po e bllokojnë punën.

Deri më tani është mbajtur debat për 2 kandidatë, prej të cilëve ka kaluar vetëm kandidati i propozuar nga LSDM-ja, Fatmir Skender, ndërsa profesoresha Rodna Zhivkova e propozuar nga OBRM-PDUKM nuk ka marrë mbështetje nga Komisioni.

Nga gjithsej 9 kandidatë, vetëm 3 duhet të zgjidhen për gjyqtarë kushtetues. Në mesin e kandidatëve të propozuar nga LSDM-ja është edhe prokurori republikan Ljubomir Joveski./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme