Google ADS

Vazhdon bllokada në komunikacionin hekurudhor në Maqedoni

09:10 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

 Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni për të pestën ditë është plotësisht në ndërprerje për shkak të protestës të punonjësve të cilët kërkojnë pagim të tërësishëm të rrogave të janarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga stacioni hekurudhor në Shkup, edhe sot nuk transportojnë udhëtarë dhe mallra. Sipas tyre ndërprerja do të vazhdojë përderisa nuk përmbushen kërkesat e tyre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme