Vazhdon bashkëpunimi në mes zyrtarëve të lartë doganor të Maqedonisë dhe Shqipërisë, për implementimin e marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), ndërsa rritja e bashkëpunimit të mëtutjeshëm është në interes të të dyja shtetve, por edhe të gjithë rajonin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo u konstatua gjatë takimit bilateral në Korçë në mes delegacioneve të zyrtarëve doganor të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga drejtorët, Gjoko Tanasoski dhe Belinda Ikonomi.
“Takimi i delagacioneve mbahet me qëllimin e forcimit të bashkëpunimit të lartë në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, bashkëpunimin në kuadër të marrëveshjes për tregti të lirë (CEFTA) si dhe bashkëpunimi në pikat kufitare, thuhet nga Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë.
Delegacionet bisedojnë për më shumë tema në interes, për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadrin e kontrolleve dhe hetimeve në luftën kundër mashtrimeve doganore, si dhe ndalimin e kalimeve ilegale të kufijve. /Telegrafi/
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit