Dita e parë e prillit në orën tetë të mëngjesit në Dibër është regjistruar shtresë bore prej 16 centimetrave, 15 në Kodër të Diellit, 14 në Krushevë, 11 në Mavrovë dhe Pozharan.
Tetë centimetra borë ka edhe në Llazaropole dhe Gjurishtë, shtatë në Prilep, gjashtë në Manastir, pesë në Tetovë, katër në Topollçan, dhe nga tre në Shkup-“Zajçev Rid” dhe Shtip, ndërsa një në Berovë. Në Mavrovë janë matur minus tetë gradë, në Llazaropole dhe në Krushevë minus katër, minus dy në Prilep, minus një në Kriva Pallankë, Tetovë, Shkup-“Zajçev Rid”.
Drejtoria për punë hidrometeorologjike paralajmëroi se moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të borës, ndërsa vetëm në rrjedhën e poshtme të Vardarit do ë jenë të përziera me shi dhe borë. Vende-vende sasia e shtresës së ujit do të jetë mbi 25 l/m2, ndërsa më së shumti reshje do të ketë në pjesët jugore. Shtresa e borës do të formohet pothuajse në tërë vendin, në viset më të ulëta edhe mbi 10 cm, në Pellagoni rreth 20 cm, ndërsa në male më tepër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 0 deri 5 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me vranësira dhe me reshje të borës gjatë tërë ditës dhe në orët e mbrëmjes, me ç’rast do të formohet shtresë bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare verilindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 1 gradë./alsat
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...