Këtë të shtunë është mbajtur protesta e 26-të me radhë në Beograd kundër presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
“Një në pesë milionë”, është motoja përmes së cilës protestuesit po kërkojnë largimin e Vuçiqit nga posti i presidentit.
Këtë të shtunë, protestuesit janë nisur nga objekti i Radio Televizionit të Serbisë, nga ku kanë vazhduar për në qendër të Beogradit.
Sipas protestuesve, sheshet e tubimeve këto ditë kanë qenë ‘qendra të shenjta të zërit të lirisë’.
E protestuesit nuk kanë lënë pa përmendur edhe Kosovën.
Në fokus ishte aksioni i fundit i Policisë së Kosovës në veri, ku u arrestuan zyrtarë policorë që dyshohet se kanë të bëjnë me kontrabandën dhe krimin e organizuar.
Aktori, Branislav Leçiq tha se aksioni i Njësisë Speciale sipas tij ishte i koordinuar nga autoritetet e Prishtinës dhe ato të Beogradit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që mos të jenë sipas tij të instrumentalizuar nga politika.
Kujtojmë, se aksioni i Njësisë Speciale në veri të vendit ka shkaktuar reagime të mëdha nga pala serbe.
Madje ata kanë kërkuar edhe seancë të veçantë në Këshillin e Sigurimit për këtë ngjarje.
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...