Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” edhe sonte ka vazhduar protestat kundër platformës së partive shqiptare për gjuhën shqipe.
Protesta e antishqiptare, e filluar më 27 shkurt, që është në mbështetje të presidentit Gjorge Ivanov, i cili refuzoi të mandatojë kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.
Si zakonisht, ata në shenjë proteste u tubuan para Qeverisë së Maqedonisë, për të vazhduar drejt Kuvendit të Maqedonisë, nga ku organizatorët apeluan që të mos pranohet platforma shqiptare, sipas tyre “e përgatitur nga Tirana zyrtare me anë të së cilës synohet të dëmtohet karakteri unitar, sovraniteti dhe pavarësia e Maqedonisë”.
Protestuesit mbanin simbole të identitetit maqedonas dhe bënin thirrje kundër platformës shqiptare, që e konsiderojnë si pengesë për zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin./Arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...