Google ADS

Vazhdojnë protestat antishqiptare në Maqedoni

21:58 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” ka vazhduar protestat kundër platformës së partive shqiptare dhe kundër zgjedhjes së një shqiptari për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Në ditën e 33-të, protesta në Shkup si zakonisht filloi nga Qeveria, ku protestuesit kërkuan edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç po kërkon edhe partia e Gruevskit.

Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” kërkon që mos të futet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa i kanë bërë thirrje LSDM-së që të mos bëjë koalicion me partitë shqiptar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme