Google ADS

Vazhdojnë protestat antishqiptare

20:11 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Në Maqedoni janë mbajtur edhe sonte protestat, kundër kandidatit shqiptar të propozuar për kryeparlamentar, Talat Xhaferi dhe kundër platformës shqiptare, të organizuara nga Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.

Si zakonisht, protestuesit u tubuan para Qeverisë për të vazhduar drejt Kuvendit të Maqedonisë, ku organizatorët në adresimet e tyre porositën se nuk do të pranojnë kryeparlamentar, nëse i njëjti nuk e refuzon platformën shqiptare.

Një ndër kërkesat kyçe të protestuesve është edhe refuzimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, sepse sipas tyre, përdorimi i gjuhës shqipe në mbarë territorin do ta çojë vendin drejt ridefinimit.

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” paralajmëroi se do të vazhdojnë të protestojnë çdo ditë, deri sa të merren parasysh kërkesat e tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme