Ministria e Brendshme akoma nuk është njoftuar zyrtarisht për hetimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për kopshtet ilegale në nivel republikan. Konkretisht për kopshtin Belta në lagjen Gazi Babë të Shkupit, hetimet janë akoma duke vazhduar.
Inspektorët e Punës dhe Politikës Sociale kanë konstatuar se kopshti Bleta nuk figuron as në mesin e kopshteve publike dhe as të atyre private. Në bazë të informatave anonime, inspektorët për mbrojtjen e fëmijëve kanë zbuluar edhe lokacione të tjera ku praktikohet mësim-besimi.
“Inspektimet në terren të Inspektoratit për mbrojtjen e fëmijëve janë realizuar në tre lokacione. Masat u morën pas denoncimeve nga qytetarët anonim dhe ankesat e tyre se zhvillohen mësime nëpër objekte private të cilat nuk janë të regjistruara në ministri. Në dy objekte nuk u gjetën persona, përkatësisht objektet ishin të mbyllura, ndërsa në një prej tyre u gjetën fëmijë prej 6-11 vjeç në një të ashtuquajtur shkollë ku ligjërohej për religjionin islam dhe ritualet e islamit”, deklaroi Jordanka Nikollovska, Inspektore për të drejtat e fëmijëve.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se praktikat e mësim-besimit janë zbatuar në disa qytete në Maqedoni edhe atë nga religjione të ndryshme. Lidhur me aktualizimin e kopshtit Bleta, Alsat kërkoi edhe qëndrimin e prindërve të cilët dërgojnë fëmijët e tyre në këtë kopsht. Megjithatë ata refuzuan prononcimin, ndërsa përmes një letre drejtuar deri tek media të caktuara thonë se nga trajtimi i fëmijëve të tyre në kopshtin Bleta janë të kënaqur dhe se në këtë kopsht fëmijët i kanë dërguar vullnetarisht. Sipas tyre, kopshti në përgjithësi është edukativ ndërsa pjesa e ritualeve fetare është një përqindje e vogël e aktiviteteve që ata i mësojnë. Prindërit paralajmërojnë procedime penale ndaj keqpërdorimit të fotografive të fëmijëve të tyre nëpër rrjeteve sociale.
Referuar Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, funksionimi ilegal i kopshteve apo institucioneve të ngjashme ndëshkohet si vijon: Neni 228 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve parashikon gjoba 500-1000 euro për persona fizik ose juridik nëse të njëjtit në institucione për edukimin e fëmijëve organizojnë aktivitete për ndikime politike apo fetare. Gjoba parashikohen edhe për personat përgjegjës dhe të punësuarit në të njëjtin institucion, përkatësisht kopsht për fëmijë. Sipas ligjit në fjalë, neni 216 paragrafi 2, Inspektorati ndaj personit fizik apo juridik mund të procedojë edhe padi penale për kundërvajtje ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. /AlsatM/
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë