Google ADS

Vazhdojnë bisedimet rreth eksportit të miellit serb

11:58 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Maqedonia dhe Serbia këtë fundjavë duhet t’i vazhdojnë bisedat rreth transportit të miellit serb në vend. Nëse nuk arrihet zgjidhje e pranueshme për të dy palët, siç paralajmëroi dje ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacioneve, Rasim Ljajiq, Serbia do të vendos kundërmasa.

“Që të mos vendosen kundërmasa si alternativë e vetme nëse nuk arrihet marrëveshje, Maqedonia dhe Serbia, në çdo mënyrë do të mundohen të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të dy palët”, tha Ljajiq dhe shtoi se nga kundërmasat dëm do të kenë pronarët nga të dy anët, ndërsa do të rrezikohen edhe marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Serbisë dhe Maqedonisë, shkruan Telegrafi.

Ai e vendosi problemin te lobi i fuqishëm i mullistëve në Maqedoni, por krahas kësaj, shkakun për, sipas tij barrierat e reja, e sheh në pengimin e ekonomisë së përhimtë, për të cilin në Shkup ka dërguar propozim marrëveshje, me të cilën në mënyrë afatgjate do të tejkalohej situata.

Ljajiq dje nuk erdhi në Shkup në takimin e caktuar me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Tha se mbledhja është anuluar pasi me Nikollovskin nuk kanë arritur pajtueshmëri rreth tërheqjes së “Rregullores kontestuese për shënimin e miellit me të cilin mullisëve serb u ishte vështirësuar eksporti në tregun e Maqedonisë”.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) megjithatë, lidhur me takimi e paralajmëruar shkurtë kumtoi se u anulua dhe se bisedat mes dy ministrave do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme