Dokument lidhur me Kovid-19 dhe PLF formular të plotësuar dhe testim i detyrueshëm gjatë mbërritjes në vend për ata të cilët nga Maqedonia e Veriut udhëtojnë në Greqi me test negativ, me masat aktuale për hyrje te fqinji jugor, që janë vazhduar edhe për një javë me vendim të Qeverisë greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Vendimi i ri ministror “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovid-19”, tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, hyri në fuqi në orën 6 të mëngjesit të sotëm, ndërsa vlen deri më 10 shtator të vitit 2021.
Vazhdohen edhe ndryshimet e vendosura javën e kaluar, që kanë të bëjnë për udhëtarët të cilët nuk kanë certifikatë për vaksinim me 14 ditë të kaluara të imunizimit apo vërtetim për kalimin e Kovid-19, gjegjësisht udhëtojnë me test negativ PCR apo test rapid, ndërsa në Greqi hyjnë nga vende të caktuara, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, e cila ishte shtuar në listë.
Këta udhëtarë, detyrimisht do të testohen gjatë mbërritjes, ndërsa rezultati negativ është parakusht për hyrje në Greqi.
Të gjithë vizitorët, “pavarësisht nga shtetësia dhe mënyra e hyrjes në vend” kanë dy mundësi dhe një mundësi alternative, për sa i përket dokumenteve që duhet të paraqesin dhe kanë të bëjnë me Kovid-19, ndërsa MIA raporton në detaje të gjitha parakushtet për të udhëtuar në Greqi.
Opsioni i parë është të keni përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të paraqisni një certifikatë vaksinimi në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, të lëshuar nga një institucion publik dhe të përmbajë të dhënat: emrin dhe mbiemrin, siç janë të shënuara në pasaportë, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave, së bashku me datat e administrimit.
Mundësia e dytë është me test negativ: ose PCR e marrë në 72 orët e fundit para udhëtimit ose një test antigjeni (i shpejtë) i marrë 48 orë më parë. Për të dy opsionet, testi duhet të jetë në një laborator privat ose të aprovuar nga shteti i vendit të origjinës dhe certifikata duhet të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermane, italisht, spanjisht ose rusisht, si dhe për certifikatën. Përmban emrin dhe mbiemrin e personit që udhëton, siç është regjistruar në pasaportë.
Më konkretisht, për “të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga shtetësia dhe mënyra e hyrjes, të cilët në Greqi mbërrijnë nga shtetet: Egjipti, Shqipëria, Argjentina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Brazili, Gjeorgjia, Kuba, Emiratet e Bashkuara Arabe, India, Kina, Libia, Maroku, Pakistani, Rusia dhe Turqia”, të cilët udhëtojnë me test negativ, parakusht për hyrje është të kenë rezultat negativ nga testimi i detyrueshëm me test PCR dhe rapid në pikat hyrëse në Greqi.
Në mënyrë alternative, siç thuhet në vendimin zyrtar, vizitorët në Greqi mund të paraqesin një certifikatë të sëmundjes pas testit laboratorik me PCR ose test antigjeni (të shpejtë) dhe certifikata lëshohet 30 ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj është deri në 180 ditë më vonë.
Dokumenti duhet të jetë nga një institucion publik ose nga laboratorë të aprovuar nga vendi i origjinës, të përmbajë të dhëna për pasaportë dhe përsëri, ai mund të jetë në disa gjuhë, gjegjësisht greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht.
Kovid certifikata digjitale evropiane është edhe një mundësi alternative për hyrje në Greqi.
Obligimet konkrete për udhëtim vlejnë për fëmijët me 12 vjet të mbushura.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua