Qindra persona në Serbi, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili vdiq në moshën 90-vjeçare si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri.
Autoritetet serbe kanë shpresuar se gjatë varrimit të Patriarkut Irinej të shmangin turmat e njerëzve, që do të mund të paraqiste rrezik për përhapjen e mëtejme të koronavirusit.
Vetëm të afërmit e Irinejt, klerikët dhe disa personalitete të tjera, përfshirë presidentin Vuçiq dhe anëtarin serb të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, u lejuan brenda kishës Shën Sava.
Qytetarët e ndoqën ceremoninë e varrimit nga ekranet e mëdha, të vendosura jashtë kësaj kishe.
Gjatë eulogjisë, Vuçiq tha se Irinej është munduar që të gjejnë rrugë për Serbinë, që të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.
“(Irinej) Ka vepruar në mënyrë racionale, duke kërkuar rrugë që të ruajmë, ose të paktën të mos e pranojmë në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës, duke e kuptuar realitetin e vështirë”, tha Vuçiq.
Kisha Ortodokse Serbe fuqishëm kundërshton pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008.
Shumica e klerikëve që morën pjesë në ritet e varrimit brenda kishës, nuk kishin maska, dhe pa maska ishin edhe disa persona që qëndronin jashtë. Megjithatë, shumica e qytetarëve që u mblodhën në Beograd kishin veshur maska dhe u munduan që të mbanin distancë fizike nga njëri-tjetri.
Irinej rezultoi pozitiv për koronavirus më 4 nëntor dhe vdiq më 20 nëntor.
Ai kishte marrë pjesë në varrimin e mitropolitit Amfilohije të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, i cili vdiq nga koronavirusi. Ende nuk dihet nëse Irinej u infektua me koronavirus gjatë këtij varrimi, ku morën pjesë mijëra persona, të cilët nuk respektuan masat kundër koronavirusi./rel
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë