Në Koçan të Maqedonisë së Veriut në një hapësirë të veçantë pranë varrezave të qytetit po hapen varret masive për viktimat nga tragjedia e 16 marsit.
Varrimi i 59 viktimave të kësaj tragjedie do të bëhet të enjten. Ceremoni do të ketë edhe nëpër qytetet tjera nga ku ishin viktimat.
“Varrimi do të bëhet të enjten, por kohën e saktë do ta cakton Kisha Ortodokse Maqedonase sepse edhe kryesia e kishës do të merr pjesë në varrim. Do të caktohen në mënyrë plotësuese koha e saktë dhe procedurat tjera sepse do të kemi varrime edhe nëpër qytete tjera”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, raporton Alsat-M.
Numri më i madh i viktimave janë nga Koçani, në mesin e të cilëve edhe adoleshentë, ndërsa vazhdon identifikimi i trupave dyshohet se viktima mund të ketë edhe nga Shtipi, Probishtipi, Velesi, Shkupi e Kumanova. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve. Varrimi i viktimave pritet të bëhet me nderime të larta.
Vizita e Osmanit në Arabinë Saudite, u takua edhe me djalin ...
Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, vendi shkon në zgjedhje
E djathta ekstreme holandeze humb zgjedhjet
Kombëtarja U20 e Kosovës ka nisur sot grumbullimin për dy mi...
Kurti: I 3-ti në rajon dhe i 2-ti në Ballkanin Perëndimorë, ...
Çeku: 118 instrumente të reja dhe 130 pajisje përcjellëse pë...
sq