Komisioneri i zgjerimit, Oliver Varhelyi deklaroi se Komisioni Evropian do të vazhdojë të punojë me Presidencën Sllovene të BE për hapjen e Konferencës së I-rë Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka reaguar mbrëmë, (22.06) pas mos rënies dakord të Këshillit të BE për Çështjet e Përgjithshme për datën e zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, (MV) për hapjen reale të negociatave të hyrjes së tyre në BE. “Puna do të vijojë në Presidencën sllovene të BE që nis në korrik për të përmbyllur edhe këtë çështje; ne duhet të hapim Konferencat e I-ra Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut si një çështje përparësie” ka shkruar në median sociale, komisioneri Varhelyi.
Kriteri i meritës dhe ai i ꞔiftëzimit të vendeve
Shpresat për të zgjidhur mosmarrëveshjen dypalëshe Bullgari – MV mbeten tanimë tek Presidenca Sllovene e BE. Derisa këto shpresa të bëhen realitet situata mbetet ende e pandryshuar. Në takimin e Luksemburgut të martën, (22.06) ministrat e Jashtëm të BE rikonfirmuan rëndësinë strategjike të zgjerimit të BE me anëtarë të rinj si një “investim për paqen, demokracinë dhe stabilitetin”, citon KE.
Vetoja e Bullgarisë për mosmarrëveshjet me RMV, një konflikt ky dypalësh, mbajti peng edhe Shqipërinë, pasi Këshilli i BE për Çështjet e Përgjithshme të BE nuk pranoi idenë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, edhe pse kësaj here të gjitha vendet anëtare të BE ishin dakord se Shqipëria i ka plotësuar kushtet ose përndryshe kriterin e meritës.
Mosndarja e Shqipërisë nga RMV ose si po quhet “ꞔiftëzimi” i tyre po shfaqet si një kriter i ri në kuadrin e metodologjisë së re të zgjerimit, e cila kërkon vendime unanime të anëtarëve të BE, kur është fjala për hapje negociatash anëtarësimi, hapje dhe mbyllje kapitujsh për vende ku këto negociata janë hapur. Ekspertë në Tiranë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, pas mos arritjes në Luksemburg të ujdisë për një datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV janë të mendimit, se metodologjia e re e zgjerimit të BE ka nevojë të përmirësohet. Sipas tyre duhet të zëvendësohet unanimiteti me votë të cilësuar të vendeve anëtare, gjë që do të ruante njëherazi të pacënuar edhe besueshmërinë e BE për vënien në jetë të premtimeve të veta./DW/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...