Reagime të reja nga bashkësia ndërkombëtare me mesazhe të njëjta – të hidhen hapa për vazhdim të qetë të proceseve demokratike – po vin në drejtim të presidentit Gjorge Ivanov. Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Timonier përsëri apeloi të gjendet zgjidhje për krizën politike në të cilën ndodhet vendi.
“Situata politike në Maqedoni momentalisht u ngjan një pllake të gravuar dhe nuk dëshiroj që të shtoj edhe një pllakë të gravuar në atë që tashmë është. Dëshiroj që të dilet sa më shpejt nga kjo gjendje, sepse qytetari i Maqedonisë dëshiron të shohë dalje nga kjo situatë sepse bota nuk pret”, theksoi Thimonier.
I pari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, të hënën vjen në Maqedoni me mesazhin që Ivanov të merr përgjegjësi dhe sipas rezultatit të zgjedhjeve të lejojë formimin e qeverisë së re.
Edhe Samuel Zhbogar, ambasadori i BE-së në Shkup ka kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike. Ai e vlerëson pozitive zhvendosjen e debatit në kuvend, por duhet të jetë i mirëfilltë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme situata në Maqedoni është diskutuar edhe në Bundestagun e Gjermanisë, të cilët gjithashtu bënë thirrje për maturi dhe zgjidhje të shpejtë të krizës.
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...