Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se pa vaksinimin e fëmijëve nuk mund të krijohet imuniteti kolektiv dhe pikërisht për këtë shkak u soll vendimi që të rekomandohet vaksinimi i fëmijëve të moshës nga 12-16 vjet.
Megjithatë, vaksinimi nuk do të jetë i obligueshëm dhe çdo prindër do të vendosë nëse do ta vaksinojë fëmijën ose jo.
Momentalisht lejohet vaksinimi i fëmijëve vetëm me vaksinën “Pfizer”, ndërsa përvojat e shteteve tjera tregojnë se pikërisht të rinjtë më së shumti preken nga lloji delta i coronavirusit.
Opozita maqedonase kërkoi vendosjen e kontrollit në kufi dhe përshpejtim të procesit të vaksinimit. VMRO-DPMNE propozon paketë me 15 masa për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Mjekët deklarojnë se e vetmja mënyrë për luftimin e korrupsionit është vaksinimi masiv, ndërsa vaksina mbron nga mutacionet e reja dhe pasojat e mëdha.
KSI ende vazhdon ta analizojë gjendjen në Maqedoni pas zbulimit të pacientëve me llojin delta të coronavirusit, ndërsa autoritetet shëndetësorë thonë se deri në fund të javës do të dihet nëse do të kërkohen masa kufizuese në vendkalimet kufitare.
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale