Vaksinimi në Maqedoni, prioritet do të kenë të moshuarit dhe të sëmurët kronikë

09:31 | 29 Mars 2021
A. B.

Nga aeroplani drejt në furgon, me transport të veçantë në frigoriferë në qendrat shëndetësore, dje arriti dërgesa e parë e vaksinave përmes mekanizmit Covax arriti herët në mëngjes në aeroportin e Shkupit.

Bëhet fjalë për 24 mijë vaksina nga “Astra Zeneca” me të cilat kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve duhet të fillojnë të vaksinohen. Procesi do të zhvillohet në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup.

“Të parët që do të vaksinohen do të jenë 20 mijë persona që janë mbi 75 vjet me sëmundje kronike dhe sipas vendbanimeve do të bëhet edhe shpërndarja, që do të thotë se do të kryhet në pikat e vaksinimit. Për sa i përket sasive dhe hapave të ardhshëm, kishim lajme të mira dje nga BE, në prill duhet të arrijnë edhe vaksina të tjera nga Kina”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në aeroport të pranishëm ishin ambasadorë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

“Ekipi i Evropës dhuroi më shumë se 2.2 miliardë euro për Kovacs dhe jemi të lumtur që Maqedonia e Veriut gjithashtu paguan për vaksinat. Do të vijmë me më shumë. Dhe është e rëndësishme të thuhet se e nëse doni dikë, nëse keni prindër, fëmijë – duhet të vaksinoheni”, tha Nikolla Bertolini nga delegacioni i BE-së.

Në pritje të fillimit të imunizimit të popullatës, mijëra qytetarë të Maqedonisë sot ishin në Beograd dhe Nish për t’u vaksinuar në Serbinë fqinje. Vetëm dje, më shumë se 6 mijë qytetarë kaluan kufirin.

Një kusht për vaksinimin në Serbi është vetëm caktimi i terminit në internet përmes sistemit të tyre shëndetësor dhe posedimi i numrit të celularit të Serbisë, ku mbërrijnë njoftimet e nevojshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme