Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon më 22 nëntor

14:41 | 9 Nëntor 2019
A. B.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi kundër gripi sezonal fillon më 22 nëntor.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se për sezonin 2019-2020, janë siguruar 28.000 vaksina falas për personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, fëmijët e moshës prej 6-5 vite, gratë shtatzëna si dhe për punëtorët shëndetësorë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Janë siguruar edhe 21.000 vaksina komerciale nga Qendrat e Shëndetit Publike” shprehen nga MSH.

Nga MSH sqarojnë se në Qendrat e Shëndetit Publik, vaksinimi do të zhvillohet në dy ndërrime, ndërsa vaksinimi falas do të zhvillohet në tre poliklinikat dhe gjithë Qendrat e Shëndetit Publik nga ora 14 deri në ora 18:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme