Policia ka zbardhur shkaqet që çuan 28-vjeçaren Blerta Pocesta të organizojë vrasjen e babait, nënës dhe motrës 13-vjeçare në shtëpinë e tyre në Dibër të Maqedonisë.
Sipas policisë: Vrasja që ndodhi më 27 gusht në familjen me origjinë shqiptare është organizuar pikërisht nga Blerta, e cila pas arrestimit të djeshëm nga policia e Maqedonisë, ka pranuar se është organizatore e vrasjes së trefishtë, por jo ekzekutore.
Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë thënë gazetës “KOHA-s” se, pas hetimeve të pandërprera dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarës, 28-vjeçarja është arsyetuar se vrasjen e babait, Amid Pocesta, 55-vjeç, nënës Nazmije, 53-vjeçe dhe motrës së vogël, 13-vjeçaren Anila, e ka bërë pasi e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, një shtetas italian. “E akuzuara ka pranuar se vrasjen e organizuar pikërisht ajo, por jo edhe ekzekutimin. Po hetohet pistoleta, e cila ishte blerë nga Ferdi G. 33-vjeçar nga Gostivari, ndërsa ishte në pronësi të dajës së tij, Veap M. 66-vjeçar nga Dibra, gjithashtu i akuzuar në këtë vrasje të trefishtë. Arsyetimi i 28-vjeçares para punonjësve të policisë ka qenë se, prindërit e kanë penguar të martohet me një italian”, thonë zyrtarë të policisë.
Si u zbuluan bashkëpunëtorët
Autoritet ligjzbatuese maqedonase kanë bashkëpunuar me ato italiane për zbardhjen e këtij krimit. Kjo pasi familja Pocesta jetonte prej kohësh në Itali. Anëtarët e familjes ishin nisur për në Dibër për pushime si edhe për të marrë pjesë në një dasëm. Vajzat më të mëdha, Blerta dhe Mukades ndenjën në Itali me argumentin se kishin punë. Më pas, Blerta merr një avion dhe niset fillimisht në Vjenë dhe pas saj, merr fluturimin për në Shkup, sërish me avion. Pasi zbuluan itinerarin e futjes dhe daljes nga Maqedonia të Blerta Pocestës, autoritetet italiane hetuan me metoda speciale. Prokuroria e Pardenones ngriti një grup të posaçëm pune me ekspert të teknologjisë mobile, të cilët ndoqën itinerarin e Blertës. U zbulua se pasi zbriti në Shkup ajo kontaktoi me një numër të panjohur. Italianët zbuluan përmes Inteligjencës së Rrjeteve Sociale se kush ishte personi.
Ata e gjetën atë duke përdorur elementin gjeografik dhe listën e kontakteve të këtij numri. Kështu, ata kishin arritur tek 31-vjeçari Ferdi Gashi. Menjëherë italianët kontaktuan autoritetet maqedonase, të cilët arrestuan Gashin dhe dajën e tij Veap Glloboçishta. Ata dhanë deklaratën e tyre në polici duke konfirmuar që e kishin ndihmuar Blertën në kryerjen e këtij krimi pasi ajo u kishte premtuar 700 euro si dhe punë në Itali.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...