Në një intervistë për “Kurir”, vajza e Slobodan Millosheviç, Marija, ka treguar në detaje ngjarjen që ka ndodhur natën kur është arrestuar babai i saj.
Ajo ka rrëfyer se natën e arrestimit, familja e saj po qëndrontë në shtëpi kur ata janë rrethuar nga njësitë special të policisë serbe, transmeton portali arbresh.info
“Babai shkoi me ta, sepse ata na thanë që do të na vrisnin të gjithve nëse ai do të rezistonte. Në shtëpi ishim më shumë se 30 njerëz. Ishin miqtë e babait, nënës dhe miqtë e mi. Për fat të mirë, vetëm vëllau nuk ishte aty. Atë natë do ta mbaj në mend gjatë gjithë jetës”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se kur babai i saj ishte i burgosur në burg në Beograd, familja e saj e vizitonte atë përditë.
“Një ditë, papritmas ia dërguan në qeli aktakuzën e Carla del Ponte. Por neve na kishte siguruar Kostunica dhe Zoran Dzindiq që ai nuk do të ekstradohej në asnjë burg të huaj. Megjithatë ndodhi e kundërta”, ka theksuar ajo.
Slobodan Millosheviç vdiq ende pa mbaruar procesi gjyqësor kundër tij në Tribunalin e Hagës./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit