Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut i shtohen 200 ushtarë të rinj

15:51 | 28 Dhjetor 2020
V. S.

Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut iu shtuan 200 ushtarë profesional, ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska u dëshiroi mirëseardhje në ushtrinë që është pjesë e NATO-s.

Ajo paralajmëroi se në gjysmën e parë të vitit 2021 do të pranohet edhe 250 ushtarë të tjerë profesional, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kazermën “Ilinden” në Shkup, ministrja Sheqerinska në fjalimin e saj theksoi se investimi në armatë fillon me potencialin njerëzit dhe për këtë shkak vazhdon zbatimi i politikës së pranimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të pjesëtarëve të rinj.

“Dita juaj e sotme është fillim i një udhëtimi interesant dhe emocionues si ushtarë profesional. Do t’i zbuloni kufijtë tuaj, do ta testoni qëndrueshmërinë tuaj, durimin, dijen dhe vullnetin. Do të kuptoni se të jesh pjesë e armatës nuk është vetëm profesion, por edhe mënyrë jetese. Uniforma do t’ju bëjë më të respektuar si në shtëpi ashtu edhe në komunitet. Për këtë shkak visheni me krenari dhe me nder”, tha mes tjerash Sheqerinska.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme