Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të arrijë sot për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç është paralajmëruar, Von der Leyen do të pritet nga kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski dhe do të ketë takime me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Kryetarja e KE-së, gjatë vizitës së saj në Shkup, sot do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës plenare të 80-të, me fillim nga ora 13:00.
Në seancë janë ftuar edhe përfaqësues të trupit diplomatik, të cilët do të mund të ndjekin fjalimin e kryetares së KE-së.
Para seancës parlamentare, njoftoi shërbimi për media i Kuvendit, në sallën “Dlaborez” është caktuar takimi i kryetares së KE-së me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Pas përfundimit të seancës së 80-të, është caktuar seanca e re e 81-të, me fillim nga ora 13:30, në rend dite të së cilës është Informata për përmbajtjen e Propozim – Kornizës negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, i propozuar nga presidenca e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022./tetovasot/
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...