Kryetarja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen tha se shumë shpejt, ekipi i saj do të paraqesë metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së.
Ajo bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të mbeten të përkushtuara në çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Von der Leyen theksoi se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë kyç për marrëdhëniet mes vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.
“Nëse duam Samiti i BE-së në Zagreb të jetë i suksesshëm duhet ta përfundojmë detyrën tonë. Për këtë shkak, për disa javë do ta paraqesin metodologjinë e zgjerimit dhe do të hapin perspektivën për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë”, tha Ursula von der Leyen.
Ajo konsideron se është mirë që pikërisht Kroacia gjatë kësaj periudhë do të kryesojë me Këshillin e BE-së për shkak se ky vend i din problemet e rajonit por gjithashtu është e vetëdijshme për fuqinë e perspektivës evropiane dhe se pikërisht kjo mund të ndikojë në mënyrë pozitiv në transformimin e vendeve dhe të ekonomisë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...