Google ADS

URM-ja sot do ta shënojë 25-vjetorin e saj me një seri aktivitetesh

12:11 | 18 Gusht 2017
Arbresh Info

Ushtria e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjetorin nga themelimi i saj.

Në solemnitetin qendror sonte në orën 19:00 në stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit në Shkup, në prani të përfaqësuesve të ARM-së, institucioneve shtetërore, vetëqeverisjeve lokale, ambasadave, shoqatave civile etj, do të ketë fjalim kryetari i RM-së, Gjorge Ivanov dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Në fillim të festimit qendror nga kazerma “Ilinden” do të bëhen gjuajtje nderi, 10 zbrazje pushkësh nga armë artilerike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Solemnitetit qendror i paraprijnë edhe seri aktivitetesh. Në varrezat e qytetit në Butel në Shkup shumë delegacione me nderime ushtarake do të vendosin kurora me lule në varrezat e partizanëve, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Gligorov dhe në varrin e gjeneral Mihaillo Apostolski.

Në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, ndërkaq, nga ora 09:00 deri në orën 19:00 do të hapet ekspozitë tërë ditore e mjeteve luftarake, teknikë dhe pajisje ushtarake e URM-së.

Gjatë ekspozitës do të kryhen edhe stërvitje nga ana e pjesëtarëve të regjimentit për qëllime speciale, batalioni për nderime dhe qendra për trajnim dhe trajnim të qenve.

Më 18 gusht të vitit 1943 në Sllavej Pllanina, në rajonin e Debarcës, u formua batalioni “Mirçe Acev”, i cili konsiderohet si formacioni i parë i organizuar ushtarak i LNÇ-së të Maqedonisë. Dita e formimit të batalionit konsiderohet si ditëlindja e URM-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme