Urimi i parë nga diaspora shqiptare për Zaevin dhe ministrin Ademi

08:51 | 16 Qershor 2017
Arbresh.info

Pas zgjedhjet së ministrit pa resor, i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi, ka ardhur urimi i parë nga diaspora shqiptare.

Hadi Osmani, gazetar, analist dhe aktivist në diasporën shqiptare në Zvicër ka falemenderuar edhe kryeministrin Zaev për premtimin e mbajtur ndaj diasporës shqiptare, ndërsa ju ka thënë atij dhe ministrit Ademi se gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura në diasporë nga shqiptarët.

Osmani është shprehur optimist se me Qeverinë e re do të krijohen kushte edhe për kthimin e diasporës shqiptare në Maqedoni.

“Urime ministrit Edmond Ademi, faleminderit kryeministrit Zaev. Për herë të parë Maqedonia me ministër për diasporë dhe ministri i parë është pikërisht shqiptar, z.Edmond Ademi. Ministri vjen poashtu nga partia e parë e cila deri dje kishte prefiksin maqedonas, por që lideri i saj, Zoran Zaev, ishte i pari lider maqedonas që vizitoi diasporën shqiptare, konkretisht në Zvicër.raporton tetova sot

Këtë zgjedhje të ministrit të diasporës e shohim si një mbajtje premtimi të kryeministrit Zaev ndaj shqiptarëve, si një përkushtim serioz për diasporën duke mos i diskrikimuar shqiptarët siç ndodhte në qeveritë e kaluara. I urojmë sukses ministrit Edmond Ademi dhe i premtojmë që në diasporë do të gjejë gjithmonë derë të hapur si ai ashtu edhe kryeministri Zoran Zaev. Shpresojmë që bashkë do ta rikthejmë diasporën në atdhe dhe atdheun tonë, Republikën e Maqedonisë do ta bëjmë pjesë të familjes së madhe evropiane”, ka shkruar Hadi Osmani në profilin e tij në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme