Gjatë Samitit të Open Ballkan ditën e sotme në Ohër, kryeministri Edi Rama dshe homologu i tij i Malit të Zi kanë prezantuar projektin për ndërtimin e një ure mbi lumin Bunë që do të lidhte Ulqinin dhe Velipojën.
Në prezantimin e projektit, thuhet se dy vendet janë vetë një kilometër larg njëra-tjetrës në hapësirë ajrore por që në rrugë tokësore kjo distancë shkon deri në 73 kilometra.
“Me projektin e urës se re do të kemi një distancë të shkurtuar 73 herë midis 2 zonave. Ura do jetë 380 m me 3 harqe, është e kategorisë C1 do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat dhe do të ketë 2 korsi dhe pjesë të vendpushimeve, ura ka një lartësi që lejon kalimin nën të në rastin kur Lumi Bunë do të jetë I hapur për mjetet lundruese, jemi në fazën e përgatitjes, Brenda 2 muajve do të jetë gati projekti dhe më pas procesi i buxhetimit dhe i prkurimit do të kërkojë 6 muaj, deri në qershor 2023, dhe mund të përfundojë Brenda 18 muaj, do kushtojë 9 mln euro”, tha një prej përfaqësuesve të projektit.
Rama tha se ky projekt, i cili është ende në zhvillim, është bërë në bashkëpunim dhe kuadër të nismës Open Ballkan dhe theksoi se në muajin gusht pala shqiptare do të përfundojë planin dhe do të zhvillohet një takim ku do të arrihet në projektin përfundimtar.
Ndërkohë Abazoviç u shpreh i lumtur për këtë projekt për të cilin tha se është diksutuar më herët dhe gjatë vizitës së tij në Tiranë një muaj më parë.
“Mendoj që me këtë urë do të kemi efekte pozitive në të dyja anët, ura simbolikisht dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i Hapur por jemi në një fazë të re sesi i kuptojmë marrëdhëniet dypalëshe”-u shpreh Abazoviç.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...