Unioni i nxënësve të shkollave të mesme nuk do të heq dorë nga bojkoti i mësimit pavarësisht kërcënimeve dhe pengesave nga Ministria e Arsimit. Nga UNSHM-ja përsëriten se do marrin pjesë në provimin shtetëror, por, me kusht që të jenë vetëm dy lëndë.
Lënda e parë të jetë gjuhë amtare, lënda e dytë të jetë zgjedhore dhe një projekt.
“Raporti profesor-nxënës është shndërruar në kërcënues-viktimë, e raporti profesor-drejtor është shndërruar në viktimë-kërcënues. Nxënësit po kërcënohen vetëm se kanë kërkesa legjitime, profesorët po kërcënohen të kërcënojnë vetëm që nxënësit të mos bojkotojnë. Ne do të vazhdojmë me aktin më demokratik e njerëzor pra bojkotin, bojkoti do të vazhdojë edhe nëse kërcënimet nuk ndalen, bojkoti ndalet kur kërkesat pranohen”, tha Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.
Drejtori i gjimnazit të Gostivarit, Mirsad Iseni tha se Ministria e Arsimit tashmë ka njoftuar shkollat e mesme se nxënësit që do të bojkotojnë mësimin nuk do të kenë të drejtë të hyjnë në maturën shtetërore.
“Na u dhanë udhëzime që ne ti njoftojmë prindërit, kujdestarët e klasave të mbajnë mbledhje prindërore ku do u thuhet se nxënësit të cilët nuk do të ndjekin mësimin apo do të bojkotojnë nuk do të kenë të drejtë hyrje në maturën shtetërore por do të marrin vetëm diploma të maturës shkollore. Nuk kam bërë asnjë lloj thirrje që tu them kthehuni. E drejta e tyre është të kërkojnë të drejtën por edhe drejta duhet të jetë e bazuar në kërkesa reale dhe normale”, pohoi Mirsad Iseni, drejtor I gjimnazit të Gostivarit.
Edhe ministrja e Arsimit, Milla Carovska nuk lëshon pe kur bëhet fjalë për maturën shtetërore. Ajo ka apeluar maturantët të kthehen në mësim pasi sipas Carovskës, bojkoti është i pajustifikuar dhe çdo orë e humbur sipas Ligjit duhet të kompensohet./alsat
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist