“Në Maqedoninë e Veriut gati 41 mijë fëmijë, rreth 61 për qind e fëmijëve të moshës parashkollore (prej 3 deri 6 vjeç), nuk e ndjekin arsimin parashkollor. Qeveria është angazhuar në reforma për përmirësimin e qasjes dhe cilësisë në arsimin parashkollor”.
Kjo thuhet në raportin global të UNICEF-it për Maqedoninë e Veriut, në të cilin gjithashtu theksohet se 176 milionë fëmijë në botë nuk kanë qasje në arsimin parashkollor. UNICEF ju bën thirrja qeverive botërore që të rrisin investimet dhe të sigurohet fillim më i mirë i jetës për të gjithë fëmijët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në raport gjithashtu thuhet se është e nevojshme t’i jepet përparësi cilësisë së arsimit në fëmijërinë e hershme.
Raporti i parë global për arsimin parashkollor nga UNICEF, zbulon se fëmijët të cilët kanë ndjekur së paku një vit arsim parashkollor kanë shanse më të mëdha t’i zhvillojnë aftësitë për mendim kritik të cilat u nevojiten për të arritur në shkollë, më e vogël është besueshmëria ta përsërisin klasën ose ta braktisin arsimin, ndërsa me atë kur të rriten kanë aftësi më të mëdha të kontribuojnë ndaj shoqërive dhe ekonomive prosperitare.
“UNICEF e përkrah Qeverinë e Maqedonisë së Veriut që ta rrisë përfshirjen në cilësinë e arsimit parashkollor përmes hapjes së qendrave të reja për zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe përmirësimin e ndihmës në mësim”, thuhet në raportin e UNICEF-it./Telegrafi/
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...