UNICEF mirëpret vendimin e Qeverisë për hapjen e shkollave për të gjithë fëmijët në shtator. Kjo, thonë ata, është veçanërisht inkurajuese, pasi Maqedonia ka pasur mbylljen më të gjatë të shkollave me prani fizike, me shumicën e nxënësve që ndjekin mësimin në distancë për gjithsej 54 javë, duke shtuar se kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja 25-javore në rajoni evropian dhe Azinë Qendrore.
“Ne e kuptojmë që vendimet për hapjen e shkollave merren parasysh në kontekstin e situatës epidemiologjike me COVID-19 dhe të kuptuarit tonë në rritje të rreziqeve të paraqitura nga variantet e reja të virusit, por shkollat gjithmonë duhet të jenë të fundit që mbyllen dhe të parat hapur, kur është e sigurt”, thonë nga atje.
Me pasigurinë në fillim të pandemisë, shtuan ata, kalimi në mësimin në distancë ishte i nevojshëm, por i konceptuar si një masë afatshkurtër, jo një zëvendësim i mësimit të pranisë fizike. Qeveritë në të gjithë botën shpesh kanë mbyllur shkollat me prani fizike për periudha të zgjatura. Mbylljet e shkollave shpesh u përdorën si mjeti i parë dhe jo i fundit. Në shumë raste, shkollat u mbyllën dhe baret dhe restorantet mbetën të hapura.
“Nga hulumtimi ynë me drejtorët e shkollave, mësuesit dhe prindërit në Maqedoninë e Veriut, ne e dimë se, megjithëse arsimi në distancë i ka ndihmuar fëmijët të vazhdojnë të mësojnë, mbi gjysma e mësuesve kanë parë një rritje të numrit të nxënësve që kanë pasur vështirësi ose nuk kanë arritur të adoptojnë mësimdhënie materiale për shkak të mësimit në distancë. Shumica e mësuesve gjithashtu raportuan se në pika të caktuara të mësimit në distancë, ata nuk mund të kontaktonin me disa studentë”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...