Shumica e personave pa shtetësi në botë mund të mos e marrin vaksinën si rezultat i mospasjes së shtetësisë ose dëshmi për identitetin e tyre, alarmon sot Agjencia e KB-së për refugjatë – UNHCR.
Sipas shefes për Mbrojtje mdërkombëtare, Xhilijan Trigs, ekzistojnë miliona persona në botë për të cilët dihet se janë pa shtetësi.
“Kjo ka ndikime të dëmshme strategjike mbi të drejtat e tyre bazë, ndërsa tani gjithashtu mund të përjashtohen nga qasje deri te vaksinat që shpëtojnë jetë”, thotë Trigs.
Në raportin e fundit për ndikimin e COVID-19 mbi popullatën pa shtetësi, Agjencia shënon se shumica e planeve nacionale për imunizim nuk sigurojnë qartësi rreth mbulimit të personave pa shtetësi.
UNHCR paralajmëron se shumë persona të cilët nuk kanë shtetësi ose dokumente personale do të përjashtohen nëse shtetet nuk bëjnë përpjekje të veçanta të arrijnë deri tek to dhe t’i kapërcejnë sfidat specifike me të cilat këto persona rregullisht përballen.
“Në interes të mbrojtjes të jetës së njerëzve dhe sigurimit të shëndetit publik, planet nacionale të vaksinimit duhet të zbatohen në mënyrë sa më inkluzive. Duke e marrë parasysh se shumë persona pa shtetësi tashmë përballen me përjashtim dhe margjinalizim të përfshirjes së gjerë, pengesat deri te qasja duhet të mënjanohen dhe kjo situatë të marrë vëmendje të veçantë”, tha Trigs, thuhet në kumtesën e UNHCR-së.
Nga UNHCR gjithashtu, potencojnë se prej fillimit të pandemisë, shumë persona pa shtetësi vazhdojnë të përballen me vështirësi në qasjen deri te mbrojtja shëndetësore dhe shërbimet sociale.
UNHCR e cila ka mandat formal në OKB ta parandalojë dhe zvogëlojë pa shtetësinë dhe t’i mbrojë personat pa shtetësi, e di për ekzistimin e popullatës botërore prej të paktën 4,2 milion persona pa shtetësi në 94 shtete. Si rezultat i natyrës së paparë të kësaj tematike, besohet se shifra reale është dukshëm më e lartë.
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët