Komunat e Strumicësë, Vallandovës, Sveti Nikoles, Velesit, Çairit dhe Ohrit do të përfitojnë 400 mijë dollarë, si pjesë e projektit të forcimit të këshillave komunal.
Projekti parasheh trajnimin e anëtarëve të këshillave komunal, ndërkaq ofron edhe grante prej 50 mijë dollarësh për secilën komunë për zbatimin e projekteve që do të përzgjidhen në konsultim me qytetarët.
Po ashtu, janë siguruar edhe grante tjera me vlerë prej 12 mijë dollarëve për zhvillimin e transparencës dhe përgjegjësisë.
Në fazën e parë të projektit që financohet nga Qeveria zvicerane dhe zbatuar nga UNDP-ja, janë përfshirë gjashtë komuna, kurse deri në fund do të përfshihen gjithsej 24 komuna./Telegrafi/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...