Komuna e Ulqinit është vonuar tre muaj në ngritjen e shtatores së Skënderbeut, ndonëse për këtë janë plotësuar të gjitha kushtet.
Sipas gazetës malazeze, Vijesti, ulqinakët ende nuk e dinë se kur në rrethin në afërsi të komunës do të lëshojë shtat shtatorja e heroit shqiptar.
Drejtuesit e komunës heshtën sa i takon përmendjes së emrit të Skënderbeut, pasi Kuvendi Komunal në dhjetor miratoi propozimin për ngritjen e shtatores. Ministria e Kulturës më pas dha pëlqimin për këtë.
Një zyrtar ka thënë për Vijesti, në kushte anonimiteti, se përurimi i shtatores do të bëhet me shumë mundësi para zgjedhjeve.
“Dyshoj se patriotizmi do të zgjohet rastësisht pikërisht atëherë”, ka thënë zyrtari.
Kryetari i Ulqinit, Loro Nrekiq nuk është përgjigjur, ndërsa nuk është vënë kontakt nga gazeta e Malit të Zi as me iniciatorët nga organizata “Gjon Buzuku”.
“Kuvendi ka bërë atë që mund të bëjë, ndërsa mua aktualisht ende askush nuk më ka njoftuar për datën se kur monumenti mund të ndërtohet”, ka thënë kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Çapuni.
Sipas gazetës Vijesti, drejtuesit e Ulqinit kanë dilema nëse shtatorja e Skënderbeut të kthehet me fytyrë kah deti apo në anë të tjera.
Shtatorja do të jetë e derdhur në bronz, do të jetë e lartë 1,5 metra dhe në piedestal prej 3,5 metra. Projektin e ka bërë Shpëtim Maraj nga Ulqini. Emri i Skënderbeut do të shkruhet në shtatore në gjuhen shqipe dhe gjuhën malazeze.
Afati i ngritjes së shtatores ka përfunduar në mars. Sipas vendimit paratë do të sigurohen nga diaspora e bashkuar në fondacionin “Simon Filipaj” dhe në organizatën “Gjon Buzuku”.
Shtatorja duhet të jetë kopje e asaj në Tiranë.
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...