Një stuhi e fuqishme ka goditur dje Ulqinin në orët e mbrëmjes, i cili la mbrapa dëme të mëdha materiale.
Sipas njoftimeve, nuk ka të lënduar nga këto stuhi, por që ka bllokim të rrugëve nga pemët e rrëzuara.
Në disa foto dhe që kanë publikuar banorët, shihen drunjtë e rrëzuar në plazhe.
Shefi i Departamentit të Mbrojtjes në Komunën e Ulqinit, Saubih Mehmeti, thotë se shumica e rrugëve janë bllokuar nga pemët e rrëzuara.
“Në plazh një shtëpi mbeti e dëmtuar ndërsa në Dernas janë tri shtëpi. Po ashtu, pishat ranë në tri makina dhe shkaktuan mjaftë dëme”, tregon Mehmeti, shkruan Vijesti.
Gjithashtu raportohet se stuhi të tilla ka pasur edhe në disa qytete të Shqipërisë, Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League