Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 142 raste të reja nga 1.542 testime, dhe po ashtu kishte 5 vdekje dhe 98 të shëruar.
Prej rasteve ë reja më së shumti kishte në Shkup me 37 raste, ndërsa numër dyshifror kishte Kumanova me 18 dhe Tetova me 13, dhe në qytetet tjera me numër njëshifror të të infektuarve të rinj.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve është 15.555, ndërsa numri i të shëruarve është 12.994 dhe numri i të vdekurve 642.
Momentalisht në Maqedoni ka 1.919 raste aktive, ndërsa Shkup ka më së shumti raste atkive.
Në Klinikën Infektive gjithsej ka 86 të hospitalizuar. Në spitalin në Kozle ka 4 fëmijë dhe 4 nëna pozitiv me coronavirus. Po ashtu në këtë spital ka një nënë dhe një fëmijë të dyshuar se janë të infektuar.
Në spitalin ‘8 shtatori’ janë hospitalizuar 31 pacientë ndërsa në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 11 pacientë, kurse në Shtip 55.
Në Repartet Infektive në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, Prilep, Ohër, Veles dhe Strumicë ka gjithsej 136 të hospitalizuar me COVID-19.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...