Nëse në të kaluarën jo të largët, respektivisht para 8 vitesh (2012), në Tetovë brenda një viti kishte 2389 lindje, tashmë ky numër është për rreth një mijë më pak, respektivisht vitin e kaluar në Tetovë gjithsej në jetë kanë ardhur 1420 foshnja.
Kësisoj, numri i foshnjave të lindura në rajonin e Tetovës dhe më gjerë nga viti në vit shënon rënie me nga 100 lindje. Në bazë të shifrave të Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, rënia e numrit të lindjeve dy vitet e fundit është 133 foshnja më pak. Nagip Rufati, kryeshef i Repartit të Gjinekologjisë tregon se në vitin 2019, gjithsej në Spitalin Klinik të Tetovës ka pasur 1553 lindje.
“Në dy muajt e parë të vitit 2020, kemi 207 lindje, kurse në dy muajt e parë të vitit 2019, gjithsej kemi pasur 231 lindje të foshnjave. Kurse sa i përket lindjeve brenda vitit, në vitin 2020 kemi pasur 1420 lindje, kurse në vitin 2019 kemi pasur 1553 lindje në repartin tonë”, deklaroi Nagip Rufati.
Por, sipas statistikave të mëhershme, vetëm në vitin 2014 ka patur rritje të numrit të lindjeve në Tetovë. Sipas të dhënave zyrtare, dallimi nga viti 2012 deri në vitin 2016 është diku gjashtëdhjetë lindje më pak.
“Në vitin 2012 kemi pasur 2389 lindje, kurse në vitin 2013 janë regjistruar 2378 lindje. Në vitin 2014 ka pasur rritje të lindjeve, apo gjithsej 2389. Në ndërkohë, në vitin 2015 dhe 2016 është ulur dukshëm numri i lindjeve në Spitalin Klinik të Tetovës, konkretisht në 2016 ka pasur 2021 lindje, kurse një vit më parë – 2221 lindje”, pohojnë nga ky repart, ndërsa informuan se në vitin 2019 dhe në vitin 2020, nuk janë regjistruar vdekje të foshnjave gjatë lindjeve. Në ndërkohë, viteve të fundit edhe abortet shënojnë rënie në këtë spital, sidomos kur bëhet fjalë për abortet artificiale. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 ka pasur 118 aborte artificiale, kurse në vitin 2019 gjithsej ishin regjistruar 147 aborte. Sa i përket aborteve, ka një rënie drastike të numrit, pasi që gjatë para 15 viteve – ky numër sillej mbi 500 aborte brenda vitit vetëm në Spitalin e Tetovës. Sipas mjekëve, deri tek rënia e numrit të aborteve ka ardhur si pasojë e vetëdijesimit të femrave, të cilët tashmë kanë më shumë informacione për problemet që pasojnë pas një aborti. Nga ky spital bëjnë të ditur se viteve të fundit nuk ka forma ilegale të aborteve dhe të gjitha abortet bëhen në formë legale./koha.mk
Ambasadori i Shqipërisë kërkon bashkërendim në dialogun Koso...
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...