Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ulet numri i infektimeve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19. Gjatë ditës së djeshme u konfirmua vetëm një rast pozitiv, në qytetin e Kumanovës.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se javën e kaluar është konfirmuar një rast me llojin indian të coronavirusit, tek një pacient i cili ka ardhur nga Iraku.
Ai është hospitalizuar në një spital privat.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, dje u regjistruan 204 pacientë të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 464.
Në spitalet e vendit mjekohen gjithsej 126 pacientë me COVID-19 dhe ka rreth 500 shtretër të lirë në kovid-qendrat në vend.
Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik, numri i infektimeve të reja është ulur për 29.5%.
Megjithatë, edhe përkundër uljes së numrit të rasteve të reja, dje Komisioni për Sëmundje Infektive propozoi që ora policore (prej orës 12:00 deri 04:00) të vazhdojë të vlejë deri më 15 qershor./Telegrafi/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...